Eleganca që mbulon çdo dritare

BLELOR, e themeluar në vitin 1997, është një emër i besuar në fushën e tekstileve për arredim të brendshëm, duke ofruar zgjidhje të rafinuara për çdo ambient, nga apartamentet  dhe vilat, te hotelet, zyrat dhe restorantet.

 

Me një përvojë të gjatë dhe një përkushtim të vazhdueshëm ndaj cilësisë dhe estetikës, ne përdorim vetëm tekstile të cilësisë më të lartë për perde, krevate, divane dhe elementë të tjerë dekorativë. Çdo produkt i yni përzgjidhet me kujdes për të sjellë elegancë, komoditet dhe qëndrueshmëri.

 

Ekipi ynë ndjek nga afër tendencat ndërkombëtare, duke marrë pjesë në panairet më prestigjioze të tekstilit në mbarë botën. Koleksionet tona përfshijnë materiale si pambuku, linoja, mëndafshi, akriliku dhe shumë të tjera, që harmonizohen me çdo stil arredimi.

 

Ju ftojmë në showroom-in tonë për të eksploruar gamën e gjerë të produkteve dhe për të realizuar bashkë vizionin tuaj të arredimit. Profesionalizmi ynë është garancia e kënaqësisë suaj.